Enxhi Nazaj
Hapësira jote për rritje dhe mirëqenie emocionale
Mbështetje profesionale për të krijuar qartësi mendore, balancë dhe një lidhje më të shëndetshme me veten.
Këshillim psikologjik dhe personal coaching të fokusuara te ty.
Le të njihemi
01.
Qëllimi im
Si këshilluese psikologjike, shoqëroj individë që dëshirojnë të zhvillohen personalisht, të përballojne sfida apo të fitojnë perspektiva të reja në jetë.
Fokusi im është mbështetja e personave psikologjikisht të shëndetshëm, në përballje me vështirësi të ndryshme jetësore, qofshin ato të mëdha apo të vogla.
Nuk ofroj diagnoza apo terapi për crregullime psikike, por ndihmoj në gjetjen e zgjidhjeve individuale dhe në forcimin e burimeve të brendshme.
Qëllimi im është t´ju mbështes në procesin tuaj të zhvillimit personal – me vëmendje, respekt dhe empati.
02.
Vizioni im
Më pak sëmundje të shkaktuara nga stresi në shoqërinë tonë.
Njerëz më të fuqishëm mentalisht.
Ky është vizioni im.
Jam e bindjes se cdokush ka brenda vetes fuqinë për tu zgjuar me dëshirë në mëngjes; aftësinë për të krijuar marrëdhënie plot kuptim në jetë dhe dëshirën për të punuar me veten.
Mbi të gjitha, ta pranosh veten me të gjitha anët e tua; pikat e forta dhe të dobëta. Sepse janë ato që të bëjnë unik.
03.
Temat
- Menaxhimi i ankthit dhe panikut
- Parandalimi i stresit dhe Burnout-it
- Forcimi i vetëvlerësimit të ulët
- Identifikimi i bindjeve negative
- Njohja me fëmijën tënd të brendshëm
- Menaxhimi i konflikteve; teknika komunikimi dhe ndërveprimi
- Menaxhimi i emocioneve dhe forcimi i inteligjencës emocionale
- Përballimi i krizave dhe situatave të vështira
- Mbështetje në realizimin e qëllimeve dhe vizioneve; aktivizimi i burimeve të brendshme të energjisë
04.
Shërbimet
Ofroj konsulta psikologjike 1:1 online, të personalizuara sipas nevojave dhe qëllimeve tuaja.
Të kërkosh ndihmë është hapi i parë
Rreth meje
Unë jam Enxhi
Jam diplomuar në vitin 2017 në fushën e Imazherisë në Universitetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë; profesion që aktualisht e ushtroj në Gjermani.
Paralelisht më rrugëtimin tim profesional, kam ndjekur dhe po vazhdoj studimet në fushën e psikologjisë në Gjermani, duke ndërtuar gradualisht bazën time akademike dhe praktike në këtë drejtim.
Në vitin 2024 jam certifikuar si Këshilluese psikologjike dhe Personal Coach në Gjermani; profesion që e ushtroj aktualisht online, me kohë të pjesshme.
Qëllimi im ështe të orftoj mbështetje profesionale për individë që kërkojnë qartësi mendore, mirëqenie emocionale dhe rritje personale.
Interesi dhe dëshira për të kontribuar në fushën e psikologjisë kanë qenë gjithmonë të pranishme në rrugëtimin tim. Me përkushtim, empati dhe pasion, jam e lumtur që po e ndjek këtë rrugëtim si në aspektin akademik, ashtu dhe në atë profesional.
Midis stimulit dhe reagimit ka një hapësirë. Në atë hapësirë qëndron liria jote.
